Ish anëtari i Këshillit Kombëtar të PD Edvin Kulluri shprehet se të jesh kundërshtar i Lulzim Bashës, nuk do të thotë se je kundër opozitës, pasi ajo është shumë më e madhe dhe e ndershme se Luli.

Teksa ka sulmuar bashkëpunimin e Bashës me Ramën dhe arrogancën e kreut të PD, Kulluri ka paralajmëruar se shumë shpejt do na keni përballë dhe do takohemi në çdo cep të Shqipërisë

Postimi i plotë i Kullurit:

Per te gjithe viktimat e propagandes banale te Bashes dhe matrioshkave me te vogla partiake dhe portaleve akoma me te vogla: te jesh kundershtar i Bashes ne parti, nuk do te thote te jesh kunder opozites!

Populli opozitar eshte shume me i madh dhe i ndershem se Lulzim Basha! Populli opozitar eshte kunder arrogances dhe arbitraritetit Rama-Basha!

Populli opozitar eshte kunder marrevshjeve te fshehta Rama-Basha!

Populli opozitar nuk adhuron klounet Rama-Basha!

Populli opozitar nuk eshte klient i oligarkeve te dyshes Rama-Basha!

Populli opozitar nuk eshte anti-perendimor si cifti Rama-Basha!

Populli opozitar eshte i ndershem, kerkon zgjidhje, qeverisje te mire dhe nuk perdoret si “mish per top” nga Rama-Basha!

Mbani keta sherbetoret tuaj, ushqejini me helm propagande dhe perdorini si te doni!

Mua dhe njerez te tjere qe nuk kane ndermend t’ju sherbejne na keni dhe do na keni perballe!

Shume shpejt do takohemi ne cdo cep te Shqiperise!

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re