Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka rindarë në rrjetin social “facebook” mesazhin që dha gjatë fjalimit të tij në festën e 33 vjetorit të themelimit të partisë, ku i shtriu dorën demokratëve dhe qytetarëve shqiptarë t’i bashkohen PD-së.
“Partia Demokratike e Shqipërisë është familja juaj, ne ju mirëpresim të gjithëve” shkruan Basha.
Gjatë fjalimit në festën e përvjetorit të PD në pallatin e Kongreseve, Basha përpos shtrirjes së dorës për t’u bashkuar në parti, bëri publike prioritet e tij dhe mbështetjen ndaj SPAK, ndër të tjera.
Postimi i Bashës:
Për të gjithë ata kontributorë themelues dhe çdo person që të djathtën shqiptare e ndjen familjen e tij politike, që për arsye të ndryshme në këto vite nuk janë ndier në shtëpinë e tyre, ejani, Partia Demokratike e Shqipërisë është familja juaj, ne ju mirëpresim të gjithëve.