Skip to content

“Partia Demokratike, gjobëvënëse”, deklarata e fortë e kryebashkiakut Veliaj

Dilema më e madhe tashmë lidhet me atë nëse do të ketë apo jo kulla në pjesën e pasme të Teatrit të Ri që do rindërtohet dhe kushton 30 milionë euro, sipas një preventivi që është bërë tashmë publik.

I ftuar në Top Talk, Veliaj tha se “i quajnë oligarkë, ndërsa kanë nga dy vila dhe banojnë në banesat e oligarkëve. Akuzojnë për vjedhje, ndërsa marrin zyra dhe ata që akuzuan se kanë vjedhur paratë e Rrugës së Kombit. Partia Demokratike është një parti gjobash, ndaj nuk kanë kurrë mundësinë të mposhtin Edi Ramën”.

Sipas Veliajt, Presidenti ka bërë një hile, duke iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese. “Presidenti ka bërë një hile, sepse ky është akt administrativ dhe duhej drejtuar në Gjykatën Administrative. Ju sjell rastin e Kopshtit Botanik. Në Kopshtin Botanik e kuptuan që është akt administrativ dhe rektorati i Tiranës që mund të mos jenë të pëlqëimit tim, bëri rrugën e duhur. Presidenti ka vajtur në vendin e gabuar për të bërë një hile” u shpreh Veliaj.

Më tej duke vijuar argumentimin e tij, Kryetari i Bashkisë së Tiranës tha se vendimi që Teatri Kombëtar të mos hynte në godinat e mbrojtura është vendosur nga Bujar Leskaj.