Kryeministri Edi Rama teksa ka folur për hapjen e dosjeve, nuk ka kursyer edeh dozat e ironisë.

 

Nga Foltorja e Kuvendit, ai tha se votimi do zbulojë nëse I.M është ai që u shkon mendja të gjithëve apo jo.

 

Rama deklaroi se që nga viti 2015, të gjithë viktimat e persekutuar të komunizmit të tërheqin dosjet e tyre.

 

Kryeministri tha se Partia e Liries apo Liria e Partisë nuk është prezente në seancë, pasi nuk do hapjen e dosjeve.

 

“Dëshiron ti ta dish kush është shtetasi I.M, mbase është ai ose mbase nuk është ai. Të çlirohemi të gjithë nëse shtetasi I.M nuk është ai që të gjithë i shkon mendja. Pse të mos e hapim. Ndërkohë që ka që në vitin 2015 që pa përjashtim të gjithë viktimat e persekutimit komunist të shkojnë të marrin dosjen e tyre. Dhe ata ka edhe një kufizim që hiqet sot, që kanë të bëjnë me deklasifikimin e dokumenteve sekrete. Pse nuk vjen këtu Partia e Liries dhe Liria e Partisë? Sepse nuk e kanë dashur kurrë hapjen e dosjeve sepse kanë dashur që sa më shumë hije të vijnë vërdallë”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re