Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i ka bërë thirrje nga qelia shqiptarëve nëpër botë të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet e 11 majit.

“U bëj thirrje të gjithë njerëzve tanë në diasporë të regjistrohen sa më parë, se 11 Maji është mundësia e tyre historike për të ndëshkuar me votë atë që i largoi qëllimisht, që i la prindërit e tyre me pensione mjerane, që u zhvlerëson çdo ditë edhe remitancat që  dërgoni për prindërit me 50% të vlerës së tyre”, shkruan Meta.

Teksa ka publikuar disa foto nga takimi i anëtarëve të PL më shqiptarët në Milano, ai shkruan se çdo votë është votë për rotacionin dhe për ndryshimin e Shqipërisë.

“Çdo votë e juaja është votë për rotacionin, për ndryshimin dhe për shpëtimin e shumëpritur të Shqipërisë nga Narkoshteti që dëboi në emigrim mbi 1 milion shqiptarë!”, thotë Meta.

Reagimi i plotë

Takim i mrekullueshëm i Partisë së Lirisë me diasporën në Milano.🇦🇱🇮🇹

Me përfaqësuesit e komunitetit të dashur të shqiptarëve në Milano, drejtuesit e Partisë së Lirisë, prezantuan sot 5 Prioritetet tona madhore për 4 milion shqiptarë plus dhe në veçanti Programin tonë të shkëlqyer për përfshirjen dhe pjesëmarrjen më aktive të diasporës në proceset vendimmarrëse në Shqipëri!

U bëj thirrje të gjithë njerëzve tanë në diasporë të regjistrohen sa më parë, se 11 Maji është mundësia e tyre historike për të ndëshkuar me votë atë që i largoi qëllimisht, që i la prindërit e tyre me pensione mjerane, që u zhvlerëson çdo ditë edhe remitancat që  dërgoni për prindërit me 50% të vlerës së tyre.

Çdo votë e juaja është votë për rotacionin, për ndryshimin dhe për shpëtimin e shumëpritur të Shqipërisë nga Narkoshteti që dëboi në emigrim mbi 1 milion shqiptarë!

Diaspora jonë e hershme dhe e re është krenari dhe pasuri e çmuar kombëtare, prioritet i Partisë së Lirisë! 🖐️🇦🇱✅

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko