Në një takim në zonën e Astirit të Tiranë, Partia e Lirisë ka prezantuar 5 prioritetet e saj dhe mbi 20 nismat në Këshillin Bashkiak për uljen dhe heqjen e një sërë taksash dhe tarifash, që kanë shtuar koston e jetesës.

Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi shprehet se do të bëjnë gjithçka për të sjellë një frymë të re Ndryshimi në “ASTIR” dhe për t’u garantuar qytetarëve të mrekullueshëm të kësaj njësie shërbimet dinjitoze që meritojnë.

Postimi i Tedi Blushit:

Takim në “ASTIR” për të prezantuar 5 prioritetet kryesore të Partisë së Lirisë dhe mbi 20 nismat tona në Këshillin Bashkiak të Tiranës për uljen dhe heqjen e një sërë taksash dhe tarifash, që kanë shtuar koston e jetesës.

Në vitin 2024 në “ASTIR” nuk ka shkolla, nuk ka çerdhe, nuk ka ujë të pijshëm 24 orë, nuk ka rrugë të shtruara, nuk ka infrastrukturë, nuk ka rrjet kanalizimesh, nuk ka hapësira të gjelbra, nuk ka kënde lojrash për fëmijë, nuk ka shërbime dinjitoze edhe pse banorët e mrekullueshëm i paguajnë rregullisht taksat!

Nuk mund të vazhdohet më kështu!

Partia e Lirisë dhe ne këshilltarët bashkiakë në Tiranë do të bëjmë gjithçka për të sjellë një frymë të re Ndryshimi në “ASTIR” dhe për t’u garantuar qytetarëve të mrekullueshëm të kësaj njësie shërbimet dinjitoze që meritojnë!

Pesë prioritetet kryesore të prezantuar nga Blushi janë:

-Ndalimi i shpopullimit.

-Rritja e pensioneve mbi nivelin e mesatares së rajonit brenda një mandati qeverisës.

-Arsimi dhe investimi tek kapitali njerezor:

-Bujqësia, ushqimi dhe ulja e kostos së jetesës.

-Shqipëria, fuqi eksportuese.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re