Partia Demokratike e Socialistëve e Milo Gjukanoviç nis negociatat për formimin e qeverisë.

Lajmi është bërë i ditur nga një njoftim që ka bërë vetë partia, ku thuhet se partitë opozitare kanë rënë dakord mbi parimet e formimit të qeverisë së re.

“Rezultati i arritur nga partia jonë është nën pritjet dhe në periudhën e ardhshme organet e partisë do të merren me të në më shumë detaje.

Sidoqoftë, DPS është fituesi individual i zgjedhjeve të së dielës me mbi 143 mijë vota, që është dhjetë mijë vota më shumë se vendi i dyte, me mbështetje mbi 35% dhe më shumë mandate të fituara”, citohet në deklaratën e Partisë Demokratike e Socialistëve.

Po ashtu partia e Gjukanoviç thekson se besojnë se ky bllok pro-evropian ka edhe forcën edhe vendosmërinë për të vazhduar punën.

‘Partia Demokratike e Socialistëve është e gatshme për bisedime paszgjedhore me partnerë të mundshëm.

Partitë me të cilat deri më tani ka përbërë një shumicë parlamentare, sepse ne besojmë se ky bllok pro-evropian ka edhe forcën edhe vendosmërinë për të vazhduar punën e tij.

Në interes të të gjitha forcave patriotike për të ruajtur pavarësinë e Malit të Zi, identitetin tonë, rrugën tonë Euro-Atlantike.

“DPS-ja thotë qartë se nuk ka asgjë për të folur me ata që përzien fenë dhe politikën në këto zgjedhje, të cilët na kthejnë në të kaluarën dhe na helmojnë me nacionalizmin e Serbisë së Madhe në të cilën nuk ka vend as për shtetin malazez, as për emrin malazez.

Prandaj, ne kemi para nesh vazhdimin e procesit zgjedhor dhe negociatat e partive dhe koalicioneve që kanë fituar statusin parlamentar.

Ka një përgjegjësi të madhe për ata që janë në një situatë për të ndikuar vendosmërisht në rrjedhën e mëtejshme të ngjarjeve politike në Malin e Zi. Fati i Malit të Zi varet nga vendimi i tyre”, thuhet më tej në deklaratë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re