Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, i ka uruar nga Pogradeci suksese ish-kryetares së Parlamentit dhe ish-nënkryetares së PD-së Jozefina Topalli për partinë e re.

Kryemadhi e cilësoi një alternativë dhe një grua më shumë.

“I uroj suksese znj. Topalli. Një alternativë më shumë, një grua më shumë, kështu që i uroj suksese në të gjithë hapat e saj.

Ne jemi të hapur për të gjithë nuk është çështje e partive politike, këtu është çështja të gjithë kundër sektit të rilindjes, pastaj partitë politike mund të përfshihen si të duan.

Kodi i ri iu krijon problem partive të reja dhe atyre që duan të kandidojnë. Kodi i vjetër iu jepte mundësi partive të reja që dhe me 5000 vota apo 4500 të merrnin një vend në parlament, ndërsa me kodin e ri e kanë të pamundur”, tha Kryemadhi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re