Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është takuar me zëdhënësin e Çështjeve Europiane të Grupit Parlamentar CDU/CSU në Bundestag dhe anëtarin e Asamblesë Politike të Partisë Popullore Europiane, z. Gunther Krichbaum.

Gjatë këtij takimi, Basha është ndalur në zhvillimet në Partinë Demokratike ndërsa mësohet se ka theksuar se partia është në një proces riorganizimi të saj.

Brenda marsit të vitit të ardhshëm, mësohet të ketë thënë Basha, PD do të përzgjedhë ekipin e kandidatëve për deputetë dhe do të nisë diskutimet publike mbi programin e saj.

Gjatë bisedës, kreu i PD-së ka theksuar se lufta kundër korrupsionit është prioritet i Partisë Demokratike. Shqipëria renditet ndër vendet më të korruptuara në botë dhe kjo e bën edhe më emergjente luftën kundër këtij fenomeni.

Ai e njohu z. Krichbaum edhe me iniciativën për vetting-un e politikanëve. Një vend të veçantë në këtë takim zuri edhe reforma zgjedhore. Kryetari i PD e njohu me propozimet e Partisë Demokratike për listat 100% të hapura.

Në fund Basha i shprehu z. Krichbaum mirënjohjen e thellë për kontributin e tij të veçantë dhe të CDU-së në mbështetje të PD-së dhe rrugëtimit europian të Shqipërisë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re