Benny Gantz, udhëheqësi i partisë izraelite “Blu e Bardh”, ka refuzuar një ofertë të kryeministrit Benjamin Netanjahu për t’u bashkuar forcat në një koalicion qeverisës nën kryesimin e tij.

Gantz, kundërshtari kryesor i Netanjahut në zgjedhjet e përgjithshme të Izraelit, u tha gazetarëve se ai duhet të jetë kryeministër në një qeveri të gjerë uniteti.

Me më shumë se 97 përqind të votave të llogaritura, partia centriste e Gantz ka 33 vende, ndërsa partia Likud e Netanjahut ka 31.

Moshe Yaalon, një udhëheqës i lartë i partisë “Blu e Bardh”, tha se partia e tij “nuk do të hyjë në një koalicion të udhëhequr nga Netanjahu”.

Kryeministri me shërbimin më të gjatë në historinë e Izraelit, tha se ai ishte “i befasuar dhe i zhgënjyer” nga kundërshtimi i ofertës së tij. 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re