Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka thotë se partitë e dala nga gjiri i të djathtës e dëmtojnë Partinë Demokratike.

Sipas tij, krijimi i kaq shumë partive politike në kodin aktual është në favor të Edi Ramës.

Duka bëri thirrje që opozita të dalë me një listë të përbashkët, ndërsa theksoi se edhe Sali Berisha e vajton faktin që nga PD dalin parti të tjera.

“Nuk ka asgjë të keqe me thënë të vërtetën që krijimi i kaq shumë partive në kodin aktual është në favor të Edi Ramës. Partitë e reja të krijuara që kanë qënë kundër partive të mëdha kanë elektoratin e vet. Kurse partitë që kanë dalë nga gjiri i PD e dëmtojnë PD, sepse Shehaj është i djathtë. E dëmton se vota djathtas merr ai, nuk i merr majtas. Duke qenë sistemi me 12 qarqe i ndarë, i copëzon mandatet dhe diku mund të shkosh afër mandatin, ndërsa diku edhe mund ta marrësh mandatin.  Në kushtet aktuale do ishte mirë, me këtë kod zgjedhor që ne të ishim në një listë të përbashkët. Edhe vetë Sali Berisha e vajton këtë pjesë që i ikën. Në këto kushte jemi të detyruar të hyjmë në një grupim të madh”, tha ndër të tjera Duka në emisionin “Open” në News24.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re