Kreu i Aleancës për Demokracinë e Re, Eduart Ndocaj ka zhvilluar një takim rutinë në qytetin e Lezhës ku ka prezantuar edhe kandidatin që do të garojë në zgjedhjet e 25 Prillit.
Ndocaj ka kërkuar votën e lezhianëve duke e cilësuar forcën politike që ai drejton si aleancën e njerëzve të mirë kundër demokracisë së korruptuar.
“Këto zgjedhje janë të rëndësishme për të gjithë shqiptarët. Unë shpresoj që të gjithë shqiptarët ta kenë kuptuar se këto forca politike nuk janë e ardhmja e këtij vendi. Shqiptarët s’kanë pse të bien viktimë për të dhjetën herë. E kanë demostruar se janë bashkë, e kanë demostruar se ky vend me atë nuk bëhet. S’do të hesht kurrë deri sat ë kem mundësinë, kundër kësaj mafie politike, kundër këtyre njerëzve.”, u shpreh Ndocaj.
Më tej ai ka shprehur gatishmërinë dhe vullnetin për të krijuar një vend të denj drejt Bashkimit Evropian, se sipas tij shqiptarët duhet të mendojnë mirë se ku e hedhin votën.
(R.G/Faxweb.al)
/faxweb
