Partitë në Maqedoninë e Veriut kanë arritur marrëveshje për datën e zgjedhjeve. Më 15 korrik vendi shkon në zgjedhje parlamentare. Këtë e konfirmoi lideri i LSDM-së, Zoran Zaev i cili deklaroi se kushtet e VMRO-DPMNE-së janë pranuar dhe se lëvizje nga kjo datë nuk ka.

13 dhe 14 korriku do të jenë data kur do të votojnë personat në vetizolim, të sëmurët me Kovid-19 dhe qytetarët që kanë sëmundje të tjera dhe nuk janë në gjendje t’iu drejtohen kutive të votimit.

Ndërkohë që do të propozohet vazhdimi i gjendjes së jashtëzakonshme me qëllim përputhjen e afateve me datën e zgjedhjeve.

“15 korrikun e vulosim si datë përfundimtare për në të cilën me garanci do të merr pjesë edhe VMRO-DPMNE-ja. Sot fola përsëri me Mickoskin dhe më tha se pranon zgjedhje më 15 korrik”, tha Zoran Zaev, Kryetar i LSDM-së.

“15 korrikun e vulosim si datë përfundimtare për në të cilën me garanci do të merr pjesë edhe VMRO-DPMNE-ja. Sot fola përsëri me Mickoskin dhe më tha se pranon zgjedhje më 15 korrik”, tha Zoran Zaev, Kryetar i LSDM-së.

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski konfirmoi se subjekti i tij do të marrë pjesë në zgjedhjet e 15 korrikut.

“Dy kushtet që i kërkuam janë pranuar, e para protokolli për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve dhe e dyta misioni i OSBE-ODIHR-së ta mbrojë vullnetin e qytetarëve”, u shpreh Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Për BDI-në 15 korriku është datë e pranueshme. “Ftojmë të gjitha institucionet e vendit të përgatisin të gjitha protokollet për mbrojtje maksimale të shëndetit të qytetarëve gjatë fushatës dhe ditës së zgjedhjeve”, njoftojnë nga BDI.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re