Partitë politike do të marrin 130 milionë lekë nga buxheti i shtetit për fushatën zgjedhore.

 

Komisionet parlamentare kanë miratuar kërkesën e komisionit qendror të zgjedhjeve duke vendosur në dispozicion të forcave politike  dyfishin e fondit të zgjedhjeve të vitit 2017 që ishte 65 milionë lekë.

 

Rritja e financimit nga buxheti i shtetit, thote Vizion Plus, është vendosur me konsensus mes partisë demokratike dhe partisë socialiste vitin e kaluar.

 

Kërkesa fillestare e PD ishte që buxheti i shtetit të financojë 100% fushatën zgjedhore duke i shpallur të paligjshme financimet private, kërkesë kjo që nuk u mbështet as nga PS por as nga Lëvizja Socialiste për Integrim.

 

Pas negociatave u vendos dyfishimi i financimit nga shteti dhe vendosja e një kontrolli më të fortë mbi financimet private.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re