48 orë nga përfundimi i afatit, shtatë subjekte politike kanë depozituar kërkesën në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të qenë pjesëmarrëse në vendoret e pjesshme të marsit.

 

Përveç tre partive kryesore, socialiste, demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, nga aleatët kryesorë të kryedemokratit Lulzim Basha në parlamentaret e prillit janë regjistruar deri më tani vetëm dy, demokristianët e Nard Ndokës dhe Fryma e Re Demokratike e Sali Shehut.

 

31 janari është afati i fundit i kërkesës për regjistrim edhe për kandidatët e pavarur. Deri më tani asnjë nuk ka shprehur interes për të kandiduar pa asnjë logo partie.

 

DRILONA HOXHAJKESHILLTARE PER MEDIAT, KQZ24 orë i ka Komisioni Qendoro i Zgjedhjeve për verifikimin e dokumentacionit të tyre më pas miratohen.

 

Pasi të gjitha subjektet politike të kenë shprehur interesin e tyre për të garuar në 6 Mars, është radha e koalicioneve. Gjasa është që të jetë vetëm një, ai me të cilin Sali Berisha dhe Komisioni i tij i Përkohshëm i Rithemelimit të Partisë Demokratike do të garojë në 6 mars.

 

DRILONA HOXHAJKESHILLTARE PER MEDIAT, KQZTë gjitha partitë të cilat janë regjistruar nga KQZ me vendimarrje kanë 24 orë kohë për të paraqitur një tjetër kërkesë për tu paraqitur si koalicion.

 

I gjithë procesi i regjistrimit të partive koalicioneve dhe kandidatëve për kryebashkiakë që do të kërkojnë fitoren në bashkitë e Durrësit, Dibrës, Shkodrës, Vorës, Rrogozhinës dhe Lushnjës mbyllet në 9 shkurt.

 

Me përjashtim të kandidaturës për bashkinë e Lushnjës, socialistët i zyrtarizuan emrat e tyre. Demokratët e Lulzim Bashës ende nuk kanë një vendimmarrje po aq edhe ata të Sali Berishës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re