Sekretari për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në PD, Enri Çeno, ka komentuar rolin e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut, të cilat kanë marrë pjesë sot në zgjedhje.

I ftuar në “Open” në News 24, ai u shpreh se se partitë kanë parë vetëm interesa personale dhe jo kombëtare.

Sipas tij, për shqiptarët në Maqedoni do të ishte mirë të kishte një qeveri liberale, ndwrsa theksoi se deri më sot forcat politike shqiptare, duke përfshirë edhe vendin tonë, nuk kanë pasur një vizion të mirëfilltë për të bashkuar çështjen kombëtare dhe të sillte edhe forcimin e shqiptarëve në rajon.

“Ata kanë ndjekur politika deri diku përçarëse dhe jo fuqizuese, sepse kanë ndjekur politika personale partiake”, theksoi ai.

Enri Çeno: Nuk ka rëndësi nëse këto zgjedhje i fiton VMRO apo LSDM nëse palët shqiptare kanë një vizion në lidhje me unifikimin e çështjes shqiptare. Sigurisht për shqiptarët në Maqedoni do të ishte mirë të kishte një qeveri liberale dhe këtë e thotë një politikan i ri që beson te vlerat e së djathtës por para se të gjithash unë jam shqiptar.

Deri sot forcat politike shqiptare, duke përfshirë edhe vendin tonë, nuk kanë pasur një vizion  të mirëfilltë për të bashkuar çështjen kombëtare dhe të sillte edhe forcimin e shqiptarëve në rajon. Ata kanë ndjekur politika deri diku përçarëse dhe jo fuqizuese, sepse kanë ndjekur politika personale partiake. Me ndërhyrjen e Tiranës në Prishtinë apo Prishtinës në Tiranë dhe së fundmi me ndërhyrjen e Prishtinës dhe Tiranës në Shkup po për çështje partiake. Kjo nuk sjell unifikim të çështjes shqiptare. Duhet një vizion tjetër që partitë politike të shtyjnë përpara.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re