Partizani e ka mbyllur në një barazim të bardhë, sfidën e parë të turit eleminator të Ligës së Kampioneve përballë Karabak. Kundërshtari tremb shumë për shkak të shpenzimeve dhe arritjeve të viteve të fundit. Polemika ka hapur mospërfshirja e Trashit në formacion ndërsa një surprizë e bukur ishte mbrojtësi beratas Bitri, që ka luajtur 90’ minuta në krah të Belicës në qendër të mbrojtjes, madje duke zhvilluar një ndeshje të mirë.

Karabak e nis në sulm dhe në fillim Partizani kujdeset vetëm të mbrohet dhe të prish lojën e kundërshtarit, që luan me shumë pasime dhe sulmon fort nga krahët. Pjesa e parë u mbyll me dominimin azerbajxhanas, të cilët rastin më të mirë e kishin me kroatin Ozobiç në minutën e 20’, i cili goditi traversën.

Pjesa e dytë ka një tjetër pamje me Partizanin që me kalimin e minutave merr frenat e lojës dhe sheh më tepër nga porta e miqve. Çinari ndalet nga portieri dhe goditja e Belicës në traversë janë mundësitë më të mirë të të kuqve. Por edhe Melo, Asani dhe Trashi krijojnë mundësitë që do të sillnin surprizën e madhe për kryeqytetasit.

Tashmë Partizani do bëhet gati për ndeshjen e kthimit në Baku ku pritet të vendoset edhe kualifikimi. Të kuqtë shpresojnë të përsërisin kualifikimin ndaj Ferencvaroshit që nisi pikërisht nga një barazim në shtëpi./Berati.TV

UEFA CHAMPIONS LEAGUE / TURI I PARË KUALIFIKUES
E mërkurë, më 11 korrik 2019, 17:30
Stadiumi “Selman Stërmasi”,  Tiranë

PARTIZANI – KARABAK   0-0

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Belica, Bitri, Hakaj, Telushi, Mala, Kordeiro (Broja 68′), Asani, Çinari, Mensah (Braun 58′). Trajner: F. Lerda

Karabak: Vagner, Huseinov, Mamadov, Medvedev, Míshel, Kuintana (Romero 62′), Emreli, Sadigov, Zubir, Ozobic, Almeida. Trajner: G. Gurbanov

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re