Partizani nuk ia del as në Slloveni dhe kështu e mbyll vetëm pas dy ndeshjeve eksperiencën e vet  europiane përballë Maribor. Pasi humbi vetëm me një gol në ndeshjen e parë, Partizani humb sërish në Slloveni ndaj një skuadre eksperte, si Maribor.

Në nisjen e ndeshjes Partizani ka një mundësi të artë për të kaluar në avantazh kur pas një rrëmuje në zonë vendasit sa nuk shënojnë autogol me traversën që i shpëton. Por ky fraksion mbyllet me avantazhin e Maribor falë golit të shënuar nga Dervisheviç nga jashtë zone.

Në pjesën e dytë sërish traversat bëhen protagoniste me të dy skadrat që ndalen nga trau i portës për të shënuar. Goli që mbyll kualifikimin slloven vjen në minutat shtesë nga Tavares dhe kështu Maribor kalon më tej dhe Partizani duhet të rikthehet të mendoj për kampionatin.

Ndërkohë një ditë para sfidës në stërvitjen e Maribor i ftuar kishte qënë ish sulmuesi i njohur beratas Kliton Bozgo. Ai është një ndër ikonat e Maribor dhe ka qënë fatsjellës për sllovenët por jo për Partizanin./Berati.TV

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re