Ditën e djeshme Partizani festoj zyrtarisht titullin e 16 kampion pas barazimit me nënkapionët e Kukësit. Titulli u arrit në derbin ndaj Tiranës që i jep edhe më shumë shije këtij titulli pas 26 vitesh thatësirë për skuadrën e kuqe.  Ndeshja e luajtur ndaj Kukësit është mbyllur në barazim, golit të Rexhinaldos për verilindorët i është përgjigjur në fund Çinari për Partizanin. Pas fërshëllimës së fundit ka nisur festa në stadium por në mbrëmje ajo ka vazhduar edhe në sheshin Nënë Tereza që ka bërë bashkë futbollistët, drejtuesit, stafin dhe tifozët për një titull që pritej shumë në shtëpinë e kuqe.

Ndërkohë shumë e fortë vazhdon lufta për mbijetesën dhe Europën. Tirana thyen tersin dhe fiton pas tre vitesh në Laç. Katër gola, tre penallti të humbura, rivalitet, raste të humbura, tension dhe 11 kartonë të verdhë porn ë fund është Tirana që festoon duke ruajtur distancën me dy pikë ndaj Kastriotit. Krutanët ia dalin të fitojnë ndaj Teutës në shtëpi por lotët e teknikut Devolli në fund tregojnë se tani nuk do të jetë më e thjeshtë mbijetesa dhe kur ka mbetur edhe një javë për tu luajtur është vetëm matematika që e mban në lojë.

Skënderbeu fiton ndeshjen e vet ndaj Luftëtarit duke qëndruar në lojë për Kupat Europiane ndërsa Flamurtari i ka marrë tre pikët pa luajtur ndaj Kamzës dhe ngjitet në vendin e tretë me pikë të barabarta me Teutën. Kështu në javën e fundit të kampionatit gara për në Europë dhe mbijetesë do vazhdoj të mbetet e gjallë./Berati.TV

Kategoria Superiore, java e 35të

Partizani 1-1 Kukësi

Shënues: Çinari 84’/ Rexhinaldo 47’

Skënderbeu 2-0 Luftëtari

Shënues: Perval 26’, 50’

Laçi 1-3 Tirana

Shënues: Shtubina 61’/ Greca 6’, Kobina 36’, Hasani 84’

Kastrioti 2-1 Teuta

Shënues: Roxher 69’, Vatnikaj 72’/ Kallaku 85’

Flamurtari 3-0 Kamza (në tavolinë)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re