Këtë të shtunë u zhvilluan tre sfida në Kategorinë Superiore, për javën e 14 të kampionatit, ku përveç rezultateve “surprizë” ishte edhe renditja e klubeve në tabelë.

Pas humbjes me shifrat 2-1 përballë Partizanit në Korçë, Skënderbeu pozicionohet në vendin e fundit me vetëm 10 pikë. “Ujqërit e Dëborës” nën drejtimin e Juljan Ahmataj kanë 8 humbje, 4 barazime dhe vetëm 2 fitore. Korçarët u parakaluan nga Apolonia e cila mposhti Laçin me shifrat minimale 1-0.

Ndërkohë për sa i përket kreut, Vllaznia vijon të ruajë diferencën në +9 nga ndjekësit e Partizanit dhe Teutës, teksa Tirana është ngjitur në vendin e 4-t me pikë të barabarta me Laçin, nga 20 secila. Në kuotë të njëjtë pikësh ndodhet edhe Kastrioti i vendit të 6-të dhe Kukësi i vendit të 7-të, si dhe Bylisi e Apolonia që ndajnë vendin e tetë dhe të 9-të.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re