Prokuroria e Posaçme ka njoftuar Jamarbër Malltezin dhe Sali Berishën për t’i marrë në pyetje si persona nën hetim për çështjen ”Partizani”.

Avokatët e tyre, përmes një shkrese kanë  renditur arsyet Malltezi dhe Berisha nuk do të mund të marrin pjesë në seancë dhe kjo për shkak se mbrojtësit e tyre e kanë të pamundur pjesëmarrjen në të dyja seancat për shkaqe objektive pune dhe familjare.

Shkresa:

Si mbrojtes  i Zotit Sali Berisha ne procesin penal ndaj ti dhe shtetasit Jamarber Malltezi gjithashtu ju vë me dijeni si me poshte!

– Zoti Jamarber Malltezi eshte njoftuar dje me date 15.01.2024 me “Ftesen per paraqitje” nr 287. Date 11.01.2024 me ane te ciles ftohet per tu pyetur ne SPAK me date 17.01.2024, dite e merkure, ora 10.00 tek Prokuroret Enkeleda Millonai dhe Arben Kraja! Kjo ftese eshte nenshkruar rregullisht nga shtetasi Jamarber Malltezi per marrjen dijeni!

– Zoti Sali Berisha eshte njoftuar dje me date 15.01.2024 me “Ftesen per paraqitje” ne 287, date 11.01.2024 me ane te se ciles ftohet per tu pyetur ne SPAK me daten 18.01.2024, dite e enjte, ora 10.00 tek Prokuroret Enkeleda Millonai dhe Arben Kraja! Kjo ftese eshte nenshkruar rregullisht nga Zoti Sali Berisha per marrjen dijeni!

Duke qene se mbrojtesit si te zotit Sali Berisha ashtu edhe te Zotit Jamarber Malltezi e kane te pamundur pjesemarrjen ne te dyja seancat e pyetjeve per shkaqe objektive pune dhe familjare dhe duke konsideruar se kjo pjesemarrje eshte e domosdoshme ata (avokatet) i jane drejtuar SPAK me kerkese per shtyrjen e pyetjes se shtetasve te mesiperm per javen ne vijim ne nje nga ditet qe ata do ta çmojne te pershtatshme!

Me respekt Avokatet e Zotit Sali Berisha dhe Jamarber Malltezi!

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re