Mediet greke kanë zbardhur detaje tronditëse pas vrajses së 41-vjeçares shtatzënë nga partneri i saj.

Gjeorgjia Murati, me origjinë shqiptare, ishte tre muajshe shtatzënë dhe dyshohet se është vrarë në natën e ndërrimit të viteve. Lidhur me ngjarjen është arrestuar partneri i 41-vjeçares dhe shoku i tij.

Lexo edhe :Related Posts

Dy burrat me sa duket i zunë pritë Gjeorgjias kur ajo hyri në shtëpinë e partnerit të saj 39-vjeçar në Selanik rreth orës 23:00 të natës së Vitit të Ri.

Sipas të njëjtave informacione, i pari që ka sulmuar 41-vjeçaren ka qenë shoku 34-vjeçar i partnerit, i cili duke e kërcënuar me thikë ka imobilizuar gruan, ndërsa partneri i saj 39-vjeçar i ka vënë prangat dhe i ka vendosur shirit mbi gojë për të mos bërtitur.

Tmerri për gruan fatkeqe ka vazhduar në dhomën e gjumit të shtëpisë, ku dy burrat e kanë çuar dhe e kanë goditur me thikë disa herë majtas e djathtas në qafë, duke bërë që ajo të japë frymën e fundit.

Lëvizja tjetër, dhe me sa duket e planifikuar paraprakisht, e dy autorëve ishte të merrnin një sënduk, të vendosnin trupin e pajetë të Gjeorgjias brenda dhe në fund ta transportonin atë në një zonë të shkretë të Halkidikit.

Informacionet nga burime policore mësojnë se në fund, pasi kanë braktisur sëndukun me trupin e 41-vjeçares, 39-vjeçari shoku janë kthyer në banesën ku e kishin vrarë dhe tentuan të fshehin gjurmët e tyre, madje duke ndryshuar dyshekun e krevatit.

Bëhet e ditur se dy autorët pasi vranë 41-vjeçaren shtatzënë, i kanë zhvatur shumën prej 80 eurosh./

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re