Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka qenë sot e pranishme në takimin ku është nënshkruar marrëveshja me Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe Universititetit të Michiganit.

 

Ajo përgëzoi për punën e bërë dy përfaqësuesve si dhe shtoi se kjo do të jetë një hap i mirë për studentët afganë të strehuar në Shqipëri, që me të mbërritur në SHBA ta kenë akoma më të lehtë integrimin.

 

Kim shprehu falenderimin për qeverinë shqiptare dhe popullit shqiptar në mikpritjen e afganëve, duke shtuar se ata kurrë nuk do e harrojnë këtë angazhim.

 

“Nuk kam për ta harruar kurrë mikpritjen dhe humanizmin e popullit shqiptar atë ditë dhe këtë s’e harrojnë as njerëzit që ju ndihmuat. Kjo është një vlerësim për të gjithë popullin. Është meritë. Ajo që qeveria bëri nuk bëhet për shkak të politikave, por për shkak të karakterit shqiptar. Falë përpjekjeve të të gjithëve qeveria e SHBA e shqiptare, sot jemi këtu që ata që kanë ardhur nga Afganistani t’i zhvillojnë mësimet në SHBA. Jam shumë e kënaqur që ndodhem këtu sepse secili nga ju është ilustrues.

 

Ne punojmë drejt një qëllimi për t’iu përgjigjur situatave të vështira. Ky program master tregon angazhimin e USAID dhe profesionalizmin e qeverisë shqiptare. Sot ne festojmë jo vetëm suksesin e këtyre studiuesve të përkushtuar, por edhe një partneritet të ri. Ky partneritet mes universitetit të Miçiganit dhe Universitetit Bujqësor do të hapë mundësi të reja.

 

Zyrtarisht SHBA dhe Shqipëria vendosën lidhjet diplomatike 100 vite më parë. Ne gjithmonë kemi qëndruar pranë njëri-tjetrit. Është e përshtatshme që ne bëjmë diçka që përfaqëson rritjen, që është arti për të punuar së bashku dhe mbajtur njëri-tjetrin. Jemi këtu për të përgëzuar të gjithë studiuesit nga Afganistani. Urime të gjithëve. Presim të vini në Amerikë dhe të bëheni nënshtetasit tanë. Faleminderit”, tha Kim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re