Pronarja e një parukerje në Tiranë është arrestuar dje në kushtet e flagrancës nga blutë e kryeqytetit, ndërsa bashkëpunëtori i saj është shpallur në kërkim.

Në biznesin e Zamira Senkajt, një sallon bukurie në rrugën “Dhimitër Shuteriqi” te Komuna e Parisit, është gjetur hashash i ndarë në doza. I shpalluri në kërkim, e përdorte parukerinë si ambient për të fshehur lëndën narkotike. Para togave të zeza parukerja sot ka thënë se nuk kishte dijeni pëër drogën, teksa ka akuzuar mikun e saj, se mund ta kishte ai.

“Erdhi në darkë, më tha: nuk kam çelësat e shtëpisë, më ka ikur mami me gjyshen, a të fle gjumë këtu. Dhe unë e lashë të flinte gjumë në parukeri, por unë nuk dija çfarë kishte ai, dhe të nesërmen erdhi policia, unë nuk dija gjë fare” tha ajo para Gjykatës.

Ajo ka akuzuar duke thënë se droga, 19 doza të bëra gati për shpërndarje i përkasin Arluen Begës.

Mësohet se parukerja është lënë në burg për veprën penale të “moskallëzimi të krimit”, pasi dyshohet se e dinte që Bega shiste lëndë narkotike dhe nuk e ka denoncuar rastin në policisë.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re