Faqet e fëmijës suaj duken të kuqe? Parvovirusi, i njohur edhe si sëmundja e pestë, është një sëmundje e zakonshme e fëmijërisë që shpesh fillon me simptoma të ngjashme me ftohjen. Një shenjë dalluese? Një skuqje e kuqe e ndezur në faqe. Është quajtur “sëmundja e faqeve të goditura me shuplakë” për shkak të kësaj skuqjeje.
Ndërsa shumica e rasteve janë të lehta, flisni me ekipin tuaj të kujdesit shëndetësor nëse fëmija juaj ka një problem me gjakun ose sistem tw dobwt imunitar.
Simptomat e hershme
- Ethe
- Dhimbje stomaku
- Dhimbje koke
- Rrjedhje hundësh
- Diarre
Ndërsa trupi pastron infeksionin, fëmijët mund të zhvillojnë një skuqje në lëkurë, me ngjyrë “të shpupuritur”.
Një skuqje e dytë, rozë ose vjollcë e butë mund të shfaqet në krahë, këmbë, gjoks ose shpinë. Mund të jetë kruajtëse, veçanërisht në shputa të këmbëve.
Skuqja shpesh zbehet brenda 7-10 ditë, por mund të shfaqet e të zhduket deri në tre javë.