Skip to content

Pas 1 viti e gjysmë pezullimi / Lajme të mira për ata që duan të udhëtojnë drejt Greqisë

Capture 18

Lajme të mira për të gjithë emigrantët dhe qytetarët shqiptarë, të cilët dëshirojnë të udhëtojnë drejt shteti grek.

Pas 1 viti e gjysmë pezullimi, mësohet se është hapur me kapacitet të plotë lundrimi i trageteve për qarkullimin e udhëtarëve nga Porti i Sarandës drejt Portit të Korfuzit.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj, bën me dije se nga data 5 korrik do të nisin udhëtimet vajtje-ardhje , duke theksuar se kjo është një faktor pozitiv për zhvillimin e turizmit.

Reagimi i ministres Denaj:

Lajm i mirë

Hapja me kapacitet të plotë e lundrimeve të trageteve, për qarkullimin e udhëtarëve nga Porti i Sarandë drejt Portit të Korfuzit, në Greqi, pas rreth një vit e gjysmë pezullimi ka sjellë realizimin e udhëtimeve të para.

Nga data 5 Korrik udhëtimet do të nisin vajtje- ardhje dhe ky pritet të jetë një faktor pozitiv për mbarëvajtjen e sezonit turistik.

Lehtësimi i qarkullimit erdhi falë edhe masave të marra nga Qeveria Shqiptare për menaxhimin e pandemisë dhe vaksinimin në masë të popullatës.

/faxweb