Skip to content

Pas 10 vitesh, jep dorëheqjen kreu i një partie në Kosovë: Kam besim se lideri i ri do iu çojë përpara

Isa Mustafa ka dhënë ditën e sotme dorëheqjen e parevokueshme nga pozita e kryetarit të LDK-së.

Mustafa është shprehur se falenderon strukturën për punën 10-vjeçare, ndërsa thotë se ka besim se do zgjidhet një kryetar që do ta çojë LDK-në përpara.

“Dëshiroj të ju njoftoj se porsa dhashë dorëheqje nga pozita e kryetarit të LDK-së, dorëheqja ishte e parevokueshme. Falënderova strukturën për punën 10-vjeçare, kam pas besim, e kam besim edhe sot se ky kuvend do të nxjerr një kryetar që do ta çojë LDK-në përpara..Si parti e të gjithë gjeneratave, që kultivon partneritet me SHBA-në e BE-në, e cila në asnjë rast nuk duhet t’i mungoj skenës politike të Kosovës”, deklaroi Mustafa.

Mbi 330 delegatë nga 38 degë të LDK-së nga të gjitha komunat do të mblidhen sot për ta dhënë votën e tyre. Deri tani, kandidatë për kryetar të LDK-së janë deklaruar Lutfi Haziri, Lumir Abdixhiku e Besian Mustafa.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb