Subscribe

Pas 12 orësh pritje, më në fund dhjetëra shtetas shqiptarë janë lejuar të futën në Shqipëri përmes pikës kufitare të Kakavijës.

Shqiptarët që vinin nga Greqia, përfshirë moshë e madhe, gra dhe fëmijë kishin kaluar palën greke mirëpo nuk po lejoheshin të futeshinnë vendin tonë për shkak të urdhërit për të mos lejuar më hyrje e dalje në kufi si pasojë e masave për COVID-19.

Një situatë që e kishte bërë shumë stresues qëndrimin në doganë për shumë orë për të paktën 40 shtetas.

Megjithatë pasi cështja u bë mediatike mesa duket autoritetet kanë vendosur ta zgjidhim edhe këtë ngërc në mënyrë që qytetarët tiu drejtohen banesave të tyre por me detyrimin për tu vetëkarantinuar për shkak të rregullave të COVID-19. I njejti problem ishte edhe në doganën e Kapshticës këtë të martë.

Nga e mërkurë nuk do të lejohet më asnjë hyrje-dalje drejt Greqisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re