Pasditen e 5 majit një automjet tip ‘Seat’ doli nga rruga Fier- Seman dhe u përplas me murin e një pike karburanti aty pranë. Në makinë udhëtonin dy vajza, të cilat mbetën të lënduara rëndë nga aksidenti.

Pasagjere në makinë, ishte Ergesa, 22 vjeçe. Për 13 ditë me radhë Ergesa luftoi për jetën, por fatkeqësisht nuk mundi t’i mbijetojë dot plagëve.

Lajmin e dhimbshëm e përcollën familjarët e të ndjerës dhe një postim prekës i shkollës së mesme profesionale, ku kishte studiuar 22 vjeçarja.

‘Me hidhërin të madh ne, si staf pedagogjik i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, për largimin e parakohëshm nga jeta të ish nxënëses tonë Ergesa! Vajza model që me sjelljen e saj dhe përkushtimin që kishte ndaj shkollës ka lënë gjurmë te secili prej nesh. Ishte vajza që me mirësinë dhe sinqeritetin e saj ishte gjithmonë pranë shokëve dhe shoqeve! Ashtu do mbetesh në sytë tanë, në shpirtin tonë Ergesa. I paharruar kujtimi saj!Lamtumirë e bukura jonë Ergesa’,-shkruhet në postimin e bërë publik në profilin e shkollës. në rrjetin social.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re