Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është shfaqur krahë kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Vorës, Indrit Hoxhës.

Përmes një videoje në Facebook, Meta thotë se pas 14 majit të gjitha rrugët do të kalojnë nga Vora.

“Më parë thuhej se të gjitha rrugët të çojnë në Stamboll, por pas 14 majit të gjitha rrugët do të kalojnë nga Vora, Bashkë Fitojmë”, thotë Meta në videon e ndarë prej tij.

Kujtojmë se Indrit Hoxha ka marrë një mbështetje të fortë nga Meta, që pasi fitoi garën e “Primareve” dhe u konfikurua si kandidat i opozitës për Bashkinë e Vorës.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re