Skip to content

Pas 15 orësh, vetëdorëzohen dy personat që fshiheshin në banesën në Orosh

drfgthdrf sd

Dy personat e armatosur që prej mëngjesit qëndruan të izoluar në një banesë të braktisur në fshatin Orosh të Fushë-Arrëzit, Juljan Cumraku dhe Arben Uka, janë dorëzuar para policisë> Raportohet se negociatat e pandërprera të policisë kanë dhënë rezultat, duke bërë që ngujimi të marrë fund.

Fillimisht, forcat e rendit tentuan kontaktin përmes vëllait dhe më pas motrës së njërit prej të rrethuarve, duke arritur t’i bindin që të dalin paqësisht nga objekti ku ishin strehuar.

Operacioni antiterror, i cili ka vijuar për orë të tëra me pjesëmarrjen e forcave të specializuara, mbetet ende aktiv. Policia po siguron perimetrin dhe po verifikon çdo rrezik të mundshëm në zonë, përpara se të shpallet përfundimi i plotë i operacionit.