Albana Osmani është një nga prezantueset më të njohura te ekranit shqiptar.

Pas 15 vitesh karrierë në Top Channel, mësohet se ajo ka dhënë dorëheqjen nga puna në këtë televizion.

Burime për ‘Prive’ bëjnë me dije se shkak i largimit të Albanës kanë qenë pakënqësitë e shumta.

Një arsye ishte se që prej verës së kaluar Albana kishte mbetur pa asnjë emision ndonëse është një ndër moderatoret më të vjetra në Top dhe më në zë.

Pavarësisht se prezantueset e reja po moderojnë nga dy apo tre formate njëkohësisht, Albanës nuk i ishte besuar asnjë format dhe kjo solli krisjen e marrëdhënieve, por ajo që ‘i vuri vulën’ ishte heqja e reklamës së fondacionit ‘Ti një luledielli’ nga transmetimi.

Lajmi ende nuk është konfirmuar nga vetë moderatorja dhe për këtë arsye pritet një reagim i saj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re