Skip to content

Pas 20 vitesh, largohet gazetarja ikonike e ‘Zërit të Amerikës’

Ditën e sotme gazetarja ikonike e “Zërit të Amerikës”, Laura Konda njoftoi të gjithë se karriera e saj në këtë ekran ka përfunduar.

Pas 20 vitesh ajo ka vendosur të largohet nga “Zëri i Amerikës” dhe lajmin e dha në përfundim të edicionit informativ.

“Sot do të bëj një lajmërim personal. Kam vendosur të largohem nga “Zëri i Amerikës” njoftoi Laura.

Pasi falenderoi të gjithë stafin me të cilin punoi prej kaq shumë vitesh, në ekran u shfaq një video që tregonte pamje nga karriera e saj 20-vjeçare.

Nga videoja dallohej se Laura ishte rritur bashkë me ekranin dhe sigurisht që ajo do ju mungojë të gjithëve.