Pas 27 vitesh martesë, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi janë divorcuar zyrtarisht. Vendimi u mor sot (11 prill ) nga Gjykata  Tiranës, dhoma Civile.

“Kjo është thjesht me një objekt, për zgjidhjen e martesës. Dhe gjykata pasi ne parashtruam shkaqet e zgjidhjes së martesës, administroi edhe aktet shkresore dhe mori vendimin për zgjidhjen e martesës mes paditësit Ilir Meta dhe të paditurës Monika Kryemadhi”, tha avokati i Ilir Metes, Genc Gjokutaj.

Në seancën e sotme për zgjidhjen e martesës ishte i pranishëm, Ilir Meta, ndërsa mungonte Monika Kryemadhi.

Deputetja Kryemadhi kohët e fundit ka dalë në mbështetje të Ilir Metës, madje e uroi për ditëlindje, ndërsa në mënyrë të vazhdueshme bën thirrje që më 11 maj të votohet ish partneri i saj.

VENDIMI I GJYKATES

“Nisur nga interesi i medias, ju bëj me dije si më poshtë:  Sot në datën 11.04.2025, ora 10:30, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Dhoma Civile, u zhvillua seanca e pajtimit si dhe seanca gjyqësore me objekt zgjidhje martese me paditës I.M dhe të paditur M.K, ku të pranishëm ishin paditësi dhe avokati i tij. Pala e paditur, e njoftuar nga gjykata me fletëthirrje, nuk u paraqit në seancë, pa asnjë shkak ligjor, duke e lënë gjykimin në mungesë. Në përfundim të seancës, gjykata vendosi : Zgjidhjen e martesës midis paditesit I.M dhe te paditurës M.K”, njoftoi Gjykata e Tiranës.

PADIA 

Padia për divorc ishte ngritur nga presidenti i PL-së, Ilir Meta, i cili ndodhet në qeli që prej 21 tetorit 2024.

Në qershor 2024 Panorama Online siguroi dokumentin e kërkesë padisë së Ilir Metës drejtuar Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, ku kërkon zgjidhjen e martesës me Kryemadhin.

Meta dhe Kryemadhi janë martuar në tetor të 1998 dhe nga martesa kanë tre fëmijë, Bora, Besar dhe Era Metaj.

KERKESE PADI

PADITES: Ilir Metaj, I biri I Rexhep dhe I Fiqirete, I datelindjes 24.03.1969, lindur ne Skrapar dhe banues ne Tirane, I martuar me 3 femije, me shtetesi dhe kombesi shqiptare, adresa: Partia e Lirise, rruga “Sami Frasheri”, godina 20/10, Tirane.

E PADITUR: Monika Kryemadhi, e bija e Ramazan dhe e Fatime, e datelindjes 09.04.1974, lindur dhe banuese ne Tirane, e martuar me 3 femije, me shtetesi dhe kombesi shqiptare, adresa: Rezidenca „Kodra e Diellit”, vila nr. 50, Tirane

OBJEKTI I PADISE: Zgjidhja e marteses me te padituren

BAZA LIGJORE: Neni 132 e vijues te Kodit te Familjes

DREJTUAR: GJYKATES SE SHKALLES SE PARE TE JURIDIKSIONIT TE PERGJITHSHEM

(SEKSIONI FAMILJAR)

E nderuar Gjykate!

TIRANE

Me te padituren sipas edhe certifikates se marteses bashkelidhur kesaj kerkese padie kemi lidhur martese ligjore ne Bashkine Tirane me Aktin nr 1982, date 29.10.1998.

Nga kjo martese kane lindur 3 femije:

Bora Metaj e datelindjes

Besar Metaj i datelindjes

Era Metaj e datelindjes

VENDIMI

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, zbuloi në një intervistë se ishte ndarë zyrtarisht me Monika Kryemadhin, teksa u shpreh se nuk ishte më gruaja e tij, por ish-bashkëshortja.

Ai u shpreh se idenë për ndarje ia kishte dhënë edhe i biri, që sipas Metës, ishte shprehur se, “meqë keni kaq shumë tensione dhe probleme, mund të gjeni edhe ndonjë zgjidhje më të qetë’.

“Znj.Monika Kryemadhi është ish-bashkëshortja ime dhe sot kam ndjekur edhe rrugën juridike për këtë çështje dhe kam njoftuar edhe djalin tim, Besar Ilir Meta, i cili e ka pasur si ide të tillë edhe më parë dhe më ka thënë që ‘meqë keni kaq shumë tensione dhe probleme, mund të gjeni edhe ndonjë zgjidhje më të qetë’ dhe unë besoj se kam gjetur një zgjidhje”, u shpreh presidenti i PL në qeshor 2024.

Zonja Kryemadhi në atë kohë tha për “Zërin e Amerikës” se nuk preferonte të komentonte vendimin e bashkëshortit të saj dhe se më parë donte të mësonte arsyet që e kishin çuar zotin Meta në kërkesën për divorc, të depozituar të enjten në Gjykatën e Tiranës.

Meta nuk jetonte në shtëpinë e familjes prej disa muajsh para kërkesës për divorc. Edhe në padinë për zgjidhjen e martesës, ai ka paraqitur si adresë personale atë të Partisë së Lirisë. Tronditja e marrëdhënieve mes tyre u shpërfaq dhe publikisht, kur riformatimi i strukturave drejtuese të Partisë së Lirisë la jashtë tyre zonjën Kryemadhi.

Të dy shkëmbyen dhe polemika gjatë mbledhjeve të forumeve drejtuese të Partisë. Meta ka theksuar se krisja me Kryemadhin filloi që me çështjen e mandatave, të cilin ai e quajti një krim për popullin shqiptar. Ai theksoi se tani marrëdhënia me Kryemadhin është bërë e pamundur.

“E para, unë e mendoj se është e pafajshme. E dyta, Batoni më ka thënë në një darkë tek ‘Kodra e Diellit’, se kam menduar se do ta ndaje që kur u lanë mandatet. E përmenda çështjen e mandateve se ajo ka qenë një krisje shumë e madhe mes nesh. Nuk ka qenë lojë dhe nuk është lojë. Çështja e mandateve është një krim për popullin shqiptar. Unë kam pritur nga ajo një reflektim. Nga ajo dhe e deputetëve dhe askush nuk mori në telefon për të pyetur se, nëse ti ke dalë kundër, çfarë mendon”.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko