Pas 28 vitesh është falur namazi i xhumasë në Shusha, qyteti simbol i Malësisë së Karabakut që ushtria e Azerbajxhanit e çliroi nga pushtimi armen.
Fillimsht u thirr ezani në xhaminë historike “Yukari Govher Aga” në Shusha. Ushtarët azerbajxhanas që ishin të pranishëm falën namazin e xhumasë duke u renditur pas një personi në mesin e tyre.
Përveç se është një simbol i historisë dhe kulturës azerbajxhanase, Shusha, qytet me rëndësi strategjike për shkak të pozitës dominuese gjeografike në rajon dhe rrugës për në Khankendi, qytetin më të madh të Malësisë së Karabakut, u pushtua nga forcat armene më 8 maj të vitit 1992.
Ushtria e Azerbajxhanit e çliroi qytetin Shusha nga pushtimi më 8 nëntor 2020.
AA