Shërohet familja e parë e infektuar nga koronavirusi në Elbasan.

Në 12 mars në qytetin e Elbasanit u konfirmua rasti i parë me koronavirus. Ai ishte një 35 vjeçar, i kthyer nga Italia i cili infektoi edhe prindërit e tij.

Gazetari Aldo Kozarja raporton për se pas 3 javësh, të tre anëtarët e kësaj familje, të moshës 31, 57 dhe 59 vjeç, janë shëruar nga Covid-19.

Pas testimeve ata kanë rezultuar negativë por do të duhet që të qëndrojnë edhe për 14 ditë të tjera të vetkarantinuar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re