Pas dërgimit të 30 mjekëve dhe infermierëve në Itali, qeveria shqiptare realizoi një tjetër akt solidariteti, i cili ka “prekur thellë”  Brukselin.

Kjo pasi me anë të “Lasgushit” të Air Albanias ka mundur që të transportojë dhjetra shtetas të BE-së nga Shqipëria drejt vendeve të tyre.

Kjo bëhet me dije nga ambasadori Soreca në një status të tij falenderues.

“Faleminderit qeverisë shqiptare për mbështetjen konkrete në riatdhesimin e më shumë se 70 shtetasve të vendeve anëtar të BE-së të bllokuar në Shqipëri nga shpërthimi i koronavirusi. 

Një tjetër shembull i prekshëm i solidaritetit konkret në kohë nevoje”, shkruan Soreca.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re