Në 4 vjet Berati është lënë pas dore dhe pas 30 qershorit do t’ia kthejmë bashkinë qytetarëve.

Kështu u shpreh sot kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë e Beratit, Ervin Demo, i cili solli shembullin e rrezikimit të jetës së qytetarëve nga pemët e rëna pranë Urës së Goricës.

“Ndërkohë që kryetari i bashkisë në ikje detyronte punonjësit e vet të protestonin kundër 30 qershorit, jeta e qytetarëve u rrezikua nga pemët pranë Urës së Goricës. Ky është vetëm një nga shembujt sesi kryetari në ikje ka braktisur detyrën dhe është vënë në shërbim të destabilitetit të vendit”, thekson Demo.

Kandidati Demo thotë se “shyqyr që dikush e zgjoi dhe u kujtua që ka për të administruar një qytet”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re