Matematikisht Liverpool fiton Premier Ligën pas plot 30 vitesh pritje. Klubi i kuq është shpallur kampion menjëherë sapo Chelsea ka mundur Manchester City. Në këto kushte, Liverpool shpallet automatikisht kampion në Premier League, ndërsa Chelsea vijon luftën për Champions League, ku në garë janë shumë ekipe.

Chelsea ia ka dalë të marrë një fitore mjaft të rëndësishme ndaj Manchester City (2-1).  Goli u parë u shënua nga Pulisiç në fundin e pjesës së parë. Baraspesha u vu nga De Bruyne në 55-tën minutë, ndërsa Willian vulosi triumfin e bluve me realizimin në minutën e 78-të.

Xherdan Shaqiri nuk ka qenë shumë aktiv gjatë sezonit 2019/2020, mirëpo ai është pjesë e suksesit të Liverpoolit në Ligën Premier. Mesfushori shqiptar ka luajtur në gjashtë ndeshje kampionale këtë edicion, ndërsa arriti të shënonte gol në derbin lokal ndaj Evertonit.

Pasi Liverpooli e fitoi titullin e Anglisë për herë të parë pas 30 vitesh, Shaqiri e ka bërë një postim në rrjetet sociale duke iu gëzuar kësaj arritjeje.  Në ndërkohë, pritet të shihet gjatë verës se ku do të qëndrojë e ardhmja e futbollistit që e përfaqëson Zvicrën.

Ishte sezoni i largët 1989/1990 kur ky klub iu gëzua titullit për herë të fundit dhe tash pas tri dekadash e ka fituar sërish atë. Fitorja e Chelseat të enjten mbrëma ndaj Manchester Cityt i konfirmoi Redsat kampionë të Ligës Premier për sezonin 2019/2020.

Shtatë javë pa përfunduar kampionati, Liverpooli e siguroi matematikisht titullin, meqenëse i ka 23 pikë më shumë se përcjellësi i parë. Një video e shpërndarë në rrjetet sociale e shfaq momentin kur Virgil van Dijk, Andy Robertson dhe disa të tjerë duke kërcyer dhe duke e festuar titullin.

Ky është titulli i 19-të i Liverpoolit si kampion i Anglisë dhe i pari prej ekzistimit të formatit të quajtur Liga Premier. Natyrisht se klubi ka qenë shumë pranë disa herë për t’u shpallur kampion, por nuk ia ka arritur, ndërsa kësaj radhe i ka shkuar deri në fund.

Liverpool Players celebrating 😂😂😂

GET IN!!! #LFC #YNWA pic.twitter.com/ygMzFHOv9A

— Samantha Quek (@SamanthaQuek) June 25, 2020

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re