Pas 1 muaji në gjendje kome, vogëlushi 5-muajsh i prekur nga Covid-19, ia doli të kthehet në shtëpi shëndoshë e mirë.

Foshnja  nga Brazili, vetëm pak muaj pas lindjes, kaloi plot 54 ditë në spital, 32 prej të cilave në koma dhe i intubuar.

Prindërit fillimisht vunë re se djali kishte vështirësi në frymëmarrje, ndërsa doktorët menduan se bëhej fjalë për ndonjë infeksion bakterial. Mjekimet e marra nuk funksionuan, ndërkohë që gjendja e vogëlushit përkeqësohej. Kur prindërit e dërguan në spital dhe kreu testin, rezultoi pozitiv ndaj koronavirusit.

Edhe pse mbetet ende mister si u infektua vogëlushi, sot rasti i tij konsiderohet “mrekulli” nga mjekët.

“Fillimisht u ndjeva i çliruar pastaj ndjeva një lumturi që s’e përshkruaj dot me fjalë. Po e kthenim në shtëpi pas më shumë se 50 ditësh.”- është shprehur babai i vogëlushit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re