Pas rreth katër muajsh që kurse u mbajtën zgjedhjet parlamentare në Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, kanë arritur marrëveshje për krijimin e qeverisë së re.

Liderët e këtyre partive, përkatësisht Albin Kurti dhe Isa Mustafa sqaruan shkurtimisht nga selia e Kuvendit të Kosovës se ishin dakordësuar për formimin e qeverisë së re, ku kryetari i Parlamentit do të jetë nga radhët e LDK-së, pavarësisht se në seancën e dhjetorit të shkuar në këtë pozicion u zgjodh Glauk Konjufca nga radhët e Vetëvendosje.

Tashmë, Konjufca do të duhet ta lërë këtë post, duke shkuar në kabinetin qeveritar.

Ndërkohë, qeveria e re do të ketë 15 ministri nga 21 që janë aktualisht.

Numri është më i lartë se propozimi i mëparshëm i Kurtit për 12 ministri si dhe do të ketë 33 zv/ministra nga rreth 80 që janë aktualisht.

Pjesë nga deklaratat në konferencën për shtyp:

Albin Kurti: U dakordësuam për të zgjedhur qeverinë e re. Ne e kemi nënshkruar marrëveshjen dhe jemi marrë vesh për të gjitha. Kryetari Mustafa do mbajë mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm. Unë si kryetar i Vetëvendosje mësova se po organizohet referendumi. Ky provës nuk ka qenë i lehtë.

Mustafa: Ne kemi arritur marrëveshje. E vlerësojmë e është marrëveshje në dobi të Kosovës. Marrëveshja është rezultat i mirëkuptimi dhe një pune mjaft të gjatë. Kemi hulumtuar të gjitha alternativat dhe kemi ardhur në një zgjidhje që mendojmë se është në interes të Kosovës.

Albin Kurti: Jemi dakordësuar të kemi 15 ministri dhe 33 zvministra. Kryetari i Kuvendit i takon Lidhjes Demokratike të Kosovës.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=zEdeDibrLRI?feature=oembed&w=500&h=281]

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re