Fitorja e djeshme në ndeshjen e futbollit e Anglisë kundër Gjermanisë është festuar nga britanikët në mënyrën më të mirë të mundshme.

U deshën 55 vite që Britania të mposhtte kundërsharët gjermanë në lojë, dhe për këtë arritje, tifozët anglezë festuan me alkool, muzikë dhe siç shihet në video ulëritjet e gëzimit nuk mbarojnë, tipike për ata që kur vjen puna tek futbolli kalojnë edhe ‘kufijtë’.

Gjermanët u larguan të zhgënjyer dhe ‘kokëulur’ ndërkohë që anglezët presin një fitore tjetër në ndeshjen e radhës me Ukrainën.

Ndërkohë në sy gjatë festimeve ra dhe një person i cili ishte kopja e trajnerit gjerman Jurgen Klopp. Në fakt tekniku për shkak të karizmës, personalitetit dhe humorit ka fituar zemrat si të gjermanëve dhe të anglezëve, por kjo sozi e cila i ngjante shumë u pa mes tifozëve anglezë duke thirrur ”It’s coming home” dhe pse Kloppi i vërtetë është gjerman dhe tifoz i vendit të tij.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re