Ekipi Kujdestar i Klinikës Infektive në QKUK, ku po trajtohen të infektuarit me Coronavírus, kanë dalur për kafe pas gjashtë muajsh punë në frontin e parë. Infermieri, Fitim Havolli, në llogarinë e tij në Facebook ka publikuar një fotografi me kolegët e tij, foto kjo të cilës i ka bashkëngjitur një përshkrim.

Në këtë postim thuhet se pas një kujdestarie nate me shumë punë, por stabile dhe nën kontroll, kanë dalur për kafe këta kujdestarë. Ai tutje tha se së bashku do të ia dalin që ta mposhtin këtë vírus.

Postimi i plotë i Havollit: Ekipa Kujdestare e frontit të parë dhe të fundit,tash e 6 muaj pa rreshtur duke u përballur me covid-19-të. Pas një kujdestarie nate me shumë punë por stabile dhe nënkontroll, bashkë pimë caffe me kolegët! Ne,do të ja dalim bashkë ta m’poshtim këtë vírus!

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re