Skip to content

Pas 7 vitesh, Rama nuk e sheh si dështim Procesin e Berlinit: Na bashkoi, na uli në një tavolinë me Serbinë

Kryeministri Edi Rama përkrah kancelares gjermane Angela Merkel ka folur Proçesin e Berlinit dhe iniciativën për “Ballkanin e Hapur”.

Kryeministri Edi Rama dhe kancelarja Merkele nuk e kanë cilësuar si dështim nismën e Berlinit, përkundrazi si gur themeli për nisjen e komunikimi jo vetëm mes Shqipërisë dhe Serbisë, por të gjithë rajonit që të shohë drejt së ardhmes dhe të bashkëpunojnë.

“Ishte hera e parë në historinë e këtij Rajoni që liderët e gjithë vendeve uleshin në një tryezë jo për tu vrarë as për të folur për të shkuarën po për të folur për të ardhmen. Ky proces i hapi rrugë një vendosje të një komunikimi mes Shqipërisë dhe Serbisë në funksion të bashkimit Rajonal.

Tani sigurisht që procesi i Berlinit ka nevojë për kohën e vet mekanizmat për tu vendos në lëvizje janë të avashtë. Edhe “Ballkani i Hapur” si një nismë e tre vendet është rezultat i këtij procesi që na ka dhënë mundësinë që të kuptojmë nga komunikimi mund të ndërtojmë të ardhmen e përbashkët. Në historinë e këtij Rajoni, Merkel nuk i duron komplimentet. Merkel ka vendos një gur kilometrik për gjenerata të tëra që do të gjykojnë me objektivitet se çfarë ka nisur në 2014 në tryezën e Merkelit.

Jemi duke kapërcyer dhjetëra vite histori dhe jemi duke luftuar me një prapambetje. Ky është një vizion afatgjatë që do të kalojë nga një qeveri në tjetrën për të realizuar punën e qeverisë . Kancaelarja vjen nga një e shkuar që është e ngjashme me tonën. Nuk e dinë se cfarë është diktatura dhe cfarë është censutar dhe cfarë është ndryshja e lirive të drejtave të njerëzve. Qasja e Merkel ishte unikale shpresojmë që kushdo që vjen mos i ktheje kurizin Rajonit. Rajoni e ka marrë kthesën dhe “Ballkani i hapur” është dija që ne ti cojmë gjërat përpara duke punuar ngushtë me Gjermanin dhe Bashkimin Europian”, tha Rama.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb