Eshtrat e gjetura në vitin 1940 në ishullin Nikumaroro në lindje të Oqeanit Paqësor i përkasin pilotes amerikane Amelia Earhart, e cila gjatë një fluturimi në vitin 1937 pati humbur në rajon.

Sipas lajmit të publikuar nga BBC, në studimin e Profesor Richard Jantz nga Universiteti i Tennessee, të publikuar në revistën “Forensic Anthropology”, është dëshmuar që pavarësisht rezultateve të hetimeve të kryera në atë kohë, eshtrat e gjetura në ishullin Nikumaroro i përkasin Earhart-it.

Në studimin e titulluar “Amelia Earhart and the Nikumaroro Bones”, janë përdorur teknika moderne të mjekësisë ligjore për riekzaminimin e eshtrave të gjetura në ishullin e braktisur, 2 mijë e 900 kilometra në jugperëndim të Hawaii-t.

Në ekzaminimin gjatë së cilit për shkak të mosruajtjes së eshtrave janë përdorur fotografi, me një program të quajtur Fordisc, u krahasuan eshtrat me gjatësinë dhe peshën e Earthart dhe ndihmësit të saj dhe u përcaktua që matjet trupore të Earhart përshtaten me ato të skeletit.

Gjithashtu, duke analizuar veshjet që Earhart ka veshur në fotografinë e patentës së shoferit dhe në ca fotografi të tjera, ekspertët e qepjes, bazuar në matjet e rrobaqepësisë përcaktuan dhe përmasat e gjoksit dhe belit të Earhart, shkruan aa. Si përfundim, u kuptua që eshtrat i përkasin Earhart me një probabilitet prej 99 për qind.

Earhart me ndihmësin e saj Fred Noonan ishin nisur për udhëtim rreth botës me aeroplan, ndërkaq humbën në viti 1937 në Oqeanin Paqësor. Në vitin 1940, një ekip zbulues britanik, në ekzaminimet në ishullin Nikumaroro, bashkë me disa veshje gjetën edhe 13 eshtra të njeriut. Gjatë ekzaminimeve të bëra, erdhën në përfundimin që eshtrat i përkasin një mashkulli.

Ndryshe, Earhart është femra e parë pilote e cila e vetme ka kaluar Oqeanin Atlantik dhe njihet si një prej femrave pioniere të shekullit të 20-të. Ndërmarrja e lodrave Mattel, kohë më parë njoftoi që edhe Earhart do të bëjë pjesë në mesin e femrave të famshme të cilat do të personifikohen në kukulla Barbie./Kosova Post.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re