Është firmosur një marrëveshje dypalëshe me SHBA, për ektradimin e personave që dyshohet për vepra të ndryshme penale mes dy shteteve. Marrëveshja është nënshkruar mes ambasadores amerikane Yuri Kim dhe ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj, dhe do të zëvendësojë traktatin e vitit 1933.

Me marrëveshjen e re do të realizohet zgjerimi dhe përditësimi i kategorive të veprave penale për të cilat mund të kërkohet ekstradimi nga palët, mbi bazën e parimit të krìminalitetit të dyfishtë, duke përfshirë tashmë edhe veprat penale më të reja si ato me karakter financiar, tatimor dhe doganor, korrupsionin, veprat mjedisore, veprat në fushën informatike e çdo vepër që dënohet me heqje të lirisë për një periudhë maksimale prej më shumë se një  viti  ose për një dënim më të rëndë.

Ekstradimi aplikohet për vepra penale që parashikojnë dënime me më shumë se një vit burg.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re