Prokurori i Përgjithshëm i Republikës Islamike të Iranit ka njoftuar planet për të mbajtur një “gjyq ndërkombëtare” për të gjykuar anëtarët e një grupi kundërshtarësh të mërguar të qeverisë iraniane. Bëhet fjalë për muxhahedinët e strehuar në kampin MEK në Manëz.

Prokurori Mohammad Jaafar Montazeri tha se sistemi gjyqësor ka përgatitur 700 aktakuza kundër anëtarëve të Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit (MEK), njoftoi agjencia e lajmeve ISNA më 28 qershor.

Montazeri tha se gjykata do të mblidhet së shpejti për të ndjekur penalisht këta individë.

Njoftimi erdhi një javë pasi policia shqiptare më 20 qershor bastisi një kamp pranë Tiranës, ku strehohen mijëra anëtarë të MEK-ut dhe sekuestroi dhjetëra kompjuterë.

Mediat lokale raportuan se grupi dyshohet se ka orkestruar sulme kibernetike kundër institucioneve të huaja.

Autoritetet thanë se 36 persona, përfshirë oficerë policie dhe anëtarë të MEK, u plagosën dhe disa makina policie u dëmtuan gjatë bastisjes në kampin Ashraf 3. Përfaqësuesit e MEK-ut pretenduan se një i moshuar vdiq si pasojë e përdorimit të gazit lotsjellës nga policia, por autoritetet shqiptare mohuan përgjegjësinë.

Policia tha se operacioni u krye me urdhër të drejtësisë shqiptare për shkak të “shkeljes së marrëveshjeve dhe angazhimeve” të bëra nga grupi kur ata u vendosën në Shqipëri një dekadë më parë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re