Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli akuzoi dje kreun e PD-së, Lulzim Basha, për faktin se PD nuk ka më asnjë pushtet pas bojkotit të zgjedhjeve të 30 qershorit.

Ajo kërkoi ringritjen e kësaj force politike nga e para.

Një ditë pas kësaj, Topalli është takuar me zëdhënësen e ish-kryeministrit Sali Berisha, Erla Mëhilli.

Ka qenë kjo e fundit, e cila publikoi një foto në Instastory me topallin.

Rastësi apo jo, nuk dihet përse kjo foto është publikuar një ditë pas akuzave të Topallit ndaj Bashës, ndërkohë që vetë Berisha i ka shkuar në zyrë këtij të fundit.()

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re