Kryetarja në Detyrë të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Clarisse Pasztory, do të takojë ditën e sotme (17 janar) kryetarin e Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, për të bashkëbiseduar mbi procesin e Reformës Zgjedhore.

Mësohet se takimi do të mbahet në orën 14:00 në Kryesinë e Kuvendit.

Ndërkohë, kujtojmë se një ditë më parë (16 janar) ajo është takuar me Damian Gjiknurin dhe Enkelejd Alibeajn, më cilësinë e bashkëkryetarëve të Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore.

Pasztory u shpreh se mirëpret fillimin e punës përmbajtësore të premten dhe përshpejtimin e saj javët e ardhshme, me ndihmë dhe ekspertizë nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dhe OSBE/ODIHR.

Postimi i Clarisse Pasztory 16 janar:

“U takova sot me bashkëkryetarët e komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj. Mirëpres rifillimin e punës përmbajtësore të premten dhe përshpejtimin e saj javët e ardhshme, me ndihmë dhe ekspertizë nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dhe OSBE/ODIHR. Do të vazhdojmë takimet gjithëpërfshirëse për këtë reformë të rëndësishme, gjatë ditëve në vijim.”

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re