Problematikat e aplikimit të ‘pasaportës së artë’ për shtetasit e huaj në Shqipëri duket se janë më të mëdha se sa përfitimet prej saj. Kështu është shprehur eksperti  i ekonomisë, Albert Gajo në emisionin ‘E-zone’.

 

Gajo tha se nga mënyra se si është hartuar aplikimi i kësaj praktike në Shqipëri nuk do të sillte ndonjë ndryshim të madh ekonomik pasi, sipas tij, në vendin tonë nuk mungojnë investimet por mungon cilësia e tyre,

 

“Procedura për dhënien e një pasaporte në mënyrë automatike kur një i huaj investon, nuk është një praktikë e re e kanë bërë edhe vende të tjera në momente të caktuara.

Por pse kjo po kritikohet të bëhet?

E para, sepse nuk ka ndonjë një përfitim të shtuar ekonomik sepse nuk përcaktohet shuma apo sektori ku do të investohet. Në Shqipëri nuk mungojnë investimet por shtimi i tyre do të krijonte më shumë probleme. Nëse këto lloj investimesh do të caktoheshin për sektorë të ndryshëm dhe ky lloj investimi do të shërbente si nxitje për zhvilim në zonat rurale po, por këtu nuk specifikohet.”

 

 

Eksperti tha gjithashtu se dhënia lehtësisht e këtyre pasaportave do të krijonte problemtaikë për Bashkimin Europian pasi persona nga vende të ndryshme do të mund të futeshin në shengen pa asnjë pengesë duke përdorur pasaportën shqiptare.

 

 

“Shqetësimi kryesor nuk është thjesht aspekti ekonomik.  Shqetësimi i ndërkombëtarëve është se nëpërmjet tyre do të krijohen probleme të qarkullimit të njerëzve me precedent penal nga vende që atyre iu është ndaluar hyrja në BE. Pasaporta shqiptare të lejon të hysh lehtësisht në vendet e BE e në zonën shengen. Për sa kohë ne kemi një marrëveshje, futja e këtij lloj kontigjenti përbën problem për sigurinë e vetë europianëve.”

 

Më tej Gajo u shpreh se edhe vendet që i kanë praktikuar ‘pasaportat e arta’ nuk e kanë marrë përfitimin në pritshmëritë që ata kishin.

 

 

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re